Real Madridi reagon pas vdekjes së ish-presidentit Lorenzo Sanz nga koronavirus

Mbrëmjen e së shtunës, shtypi spanjoll njoftoi vdekjen e ish-presidentit të Real Madrid, Lorenzo Sanz. 76 vjeçari vdiq nga koronavirus.
Gjendja e tij ishte përkeqësuar pas shtrimit në spital të martën e kaluar.
Të prekur nga vdekja e presidentit të tyre, klubi Merengues në një postim në faqen zyrtare ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të Sanz, i cili arriti t’i kthente titullin e Ligës së Kampioneve pas 32 vitesh.
“Real Madridi, presidenti i klubit dhe bordi i drejtorëve dëshirojnë të shprehin keqardhje të thellë për ndarjen nga jeta të Lorenzo Sanz, i cili ishte president i Real Madridit nga viti 1995 deri më 2000”, shkruhet në reagimin e Real Madridit.
“Gjatë presidencës së Lorenzo Sanz, Real Madridi vazhdoi të shkruaj historinë dhe trashëgiminë e klubit. Ai ishte president i klubit kur, pas 32 vjetëve pritje, klubi fitoi titullin e shtatë dhe të shumëpritur në Ligën e Kampionëve më 1998 në Amsterdam”, thuhet tutje në njoftim.