21:56 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Real Madridi shkëlqen në listën e të nominuarve për ”Topin e Artë”

Real Madridi ka dominuar në listën prej 30 lojtarëve të nominuar për ”Topin e Artë” me Gareth Bale, Karim Benzema, Thibaut Courtois, Isco Alcaron, Marcelo, Luka Modric, Sergio Ramos dhe Raphael Varane të gjithë të përfshirë.

Triumfi në Champions League për vitin e tretë me radhë dhe me lojtarët të përfshirë në finalen e Kupës së Botës në Rusi kanë rezultuar me një përfaqësim adekuat në lojtarëve të Real Madridit në këtë listë.

Barcelona, nga ana tjetër, ka vetëm tre lojtarë të përfshirë – Luis Suarez, Lionel Messi dhe Ivan Raktic.

Normalisht, një numër më i vogël i lojtarëve të Barcelonës të përfshirë në këtë listë, transmeton IndeksOnline.

Pavarsisht triumfit në La Liga dhe Copa del Rey, katalunasit nuk krijuam imazh të mirë në Evropë me eliminimin e tyre nga Roma në Champions League.

Ndërsa, Atletico Madridi gjithashtu ka të përfshirë tre lojtarë.

Antoine Griezmann është ndër favoritët më të mëdhenj pas triumfit në Europa League, UEFA Super Kupë, dhe në Kupën e Botës në Rusi, ku ai shkëlqeu tejmase.

Dy kandidatët tjerë nga Atletico janë Diego Godin dhe Jan Oblak.

La Liga ka 14 kandidatë në listën e ngushtë prej 30 lojtarëve, gati sa gjysma e kësaj liste./IndeksOnline/