Real Madridi shpenzoi 304 milionë euro për ta zëvendësuar Ronaldon dhe prapë nuk mundi!

Real Madridi nënshkroi me 6 sulmues për të mbushur boshllëkun e yllit portugez, Cristiano Ronaldo.
Klubi madrilen ka shpenzuar hiç më pak se 304 milionë euro për ta zëvendësuar lojtarin e Kombëtares së Portugalisë pas largimit për në Torino te Juventusi, shkruan IndeksOnline
Ekipi i Zinedine Zidanës bleu: Eden Hazardin (115), Viniciusin (45), Rodrygon (45), Mariano Diazin (22), Joviqin (60) dhe Brahim Diazin (17).
Të gjithë këto transferime kanë statistikë më të dobëta se vetë Ronaldo.
Zëvendësuesit e Ronaldos tek ekipi i Realit kanë shënuar 35 gola, kurse ylli portugez te Juventusi ka shënuar 95 gola./IndeksOnline/