75 Mall Live Search
10:35 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / B O

Real Madridi shumë afër marrëveshjes me Tuchel, Ancelotti drejt Brazilit

Thomas Tuchel pritet të jetë trajner i ri i Real Madridit. Carlo Ancelotti me shumë gjasë do të ndahet me Realin në fund të sezonit.

Trajneri italian është duke shqyrtuar seriozisht që të marr drejtimin e Brazilit.

Mediat gjermane raportojnë se Tuchel është duke e mësuar gjuhën spanjolle dhe se pritet të marr drejtimin e Real Madridit.

Ish-trajneri i Dortmundit, PSG-së e Chelseat pëlqehet mjaft nga Perez dhe se ka patur bisedime mes tyre./Indeksonline/