75 Mall Live Search
21:28 / E Diele, 16 Janar 2022 / C E

Real Madridi Superkampion i Spanjës


Real Madrid ka fituar Superkupën e Spanjës.
Mbretërit në finale kanë mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Arabinë Saudite.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Luka Modric në minutën e 38-të të ndeshjes.
Rezultatin e dyfishoi Karim Benzema në minutën e 52-të nga penalltia.
Në minutat e fundit Athletic Bilbao nuk arriti të shënoj nga penalltia.
Kjo është hera e 12-të që Reali fiton Superkupën derisa Barcelona ka më së shumti të fituar, gjithsej 13. /IndeksOnline/