22:12 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / Gj. Sh

Real Madridi sytë nga mbrojtësi i Chelseas

Real Madridi tashmë ka nisur të mendoj për merkaton e verës.

Klubi mbretëror ka shfaqur interesim për mbrojtësin e djathtë të Chelseas, Reece James, transmeton IndeksOnline.

Sipas mediave spanjolle, James është objektivi kryesor i Real Madridit për afatin kalimtar veror.

Chelsea ka bërë shumë transferime gjatë muajit janar, dhe shitja e James do të ishte një mundësi e mirë për të rreguluar paksa bilancet financiare./IndeksOnline/