19:08 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Real Madridi takohet nesër me Luka Modricin, për çfarë do të bisedohet?

Luka Modric tani është duke u përgatitur për sezonin e ri në ”Valdebebas” dhe Real Madridi pritet të takohet me përfaqësuesit e mesfushorit të premten për ta sqaruar të ardhmen e kroatit.

Gazzetta dello Sport shkruan se spekulimet e fundit kanë shkaktuar panik te klubi madrilen, derisa Modric është duke u lidhur me një kalim senzacional tek Interi.

Në fillim të këtyre zërave, Florentino Perez i mohoi kategorikisht duke thënë se do ta lejonte largimin e Luka Modric vetëm për shumën e 750 milionë euro, aq sa vlen edhe klazuola e tij, transmeton IndeksOnline.

Tutjte, ”Los Blancos” vazhduan të irritoheshin me rritjen e këtyre spekulimeve, duke bërë që Real Madridi t’ja përgatisë Modricit kontratën e re të përmirësuar edhe në aspektin financiar.

Aktualisht kontrata atij i skadon pas dy vitesh, dhe ai fiton 8 milionë euro, por paga e tij pritet të rritet deri në 10 milionë euro me dy vite shtesë.

Pas largimit të Luka Modric dhe kohës së limituar për ta gjetur zëvendësimin e tij, Real Madridi shpreson ta gjejë një zgjidhje paqësore me mesfushorin kroat duke biseduar me të sy më sy nesër./IndeksOnline/