75 Mall Live Search
20:28 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Real Madridi teston VAR-in në Santiago Bernabeu

Real Madrid tashmë ka instaluar VAR në Santiago Bernabeu.

Pas Bundesligës dhe Serie A edhe La Liga dorëzohet përballë teknologjisë. Pra, edicioni 2018/19 i La Ligas do të jetë pikërisht i epokës VAR-it.

Skuadra madrilene fillon sezonin në shtëpi në ditën e parë të La Ligës kundër Getafes dhe gjithcka është gati në tempullin e Madrid-it, pas testit të kryer të mërkuren.

Klubi ka futur vendosjen e teknologjisë më të fundit të arbitrazhit në stadium dhe menjëherë e ka testuar.

Castilla dhe Juvenil ishin dy skuadrat e para të cilat luajtën këtë të mërkure një lojë për të kontrolluar se VAR është gati të filloj punën. Ndeshja përfundoi me rezultat 2-2 , ndërsa VAR ka kaluar sukses shqyrtimin e parë në Santiao Bernabeu. /IndeksOnline/