75 Mall Live Search
16:55 / E Enjte, 30 Maj 2024 / Gj. Sh

Real Madridi zbulon listën e lojtarëve për finalen e së shtunës

Kanë mbetur edhe dy ditë nga finalja e madhe e Ligës së Kampionëve.

Kampioni i saposhpallur i Spanjës, Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve për finalen.

Befasi është edhe prania e ukrainasit Andriy Lunin, i cili thuhej se nuk do të luante në finale për shkak të një gripi.

Kujtojmë që Real Madridi, do luaj ndaj Borussia Dortmundit në finale e së shtunës në Wembley me ndeshjen që do të zhvillohet në ora 21:00./IndeksOnline/