75 Mall Live Search
14:29 / E Premte, 01 Prill 2022 / B O

Real Madridi zyrtarizon transferimin e ri

Real Madridi sapo ka zyrtarizuar nënshkrimin e Vinicius Tobias nga Shakhtar Donetsk. Mbrojtësi brazilian vjen në formë huazimi deri në fund të sezonit 22/23 dhe klubi madrilen ka të drejt opsionin e blerjes.

Vinicius fillimisht do të luaj tek Real Madrid Castilla ku do të monitorohet performanca e tij.

Vinicius nënshkroi për Shakhtarin janarin e kaluar, por nuk ishte në gjendje të bënte debutimin e tij për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

FIFA hapi derën për transferimet e lojtarëve që luajnë në ligën ukrainase dhe Real Madridi e shfrytëzoi këtë për të marrë shërbimet e një futbollisti që e kishte në radar që një kohë.

Vinicius Tobias luan si mbrojës i krahut të djatht dhe është vetëm 18 vjeçar./Indeksonline/