75 Mall Live Search
20:49 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / C E

Real Madridin e ka marr “pusi”, këto ditë po e mposht gjithkushi

Real Madrid ka rrezikuar shumë dhe mund të bie nga Liga e Kampionëve pa mundur t’i kaloj grupet.

Mbretërit janë mposhtur nga Shakhtar Donetsk me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit B.

Golin e parë për Shakhtarin e shënoi Dentinho në minutën e 57-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Atëherë kur u mendua se Reali do të rikthehet dhe do të barazoj rezultatin ndodhi edhe goditja e radhës.

Shakhtar dyfishoi epërsinë me golin e Solomon në minutën e 82-të të ndeshjes për të marrë tri pikë të arta nga kjo sfidë.

Pas këtij rezultati, Shakhtari dhe Real Madrid kanë nga 7 pikë, një më pak se Borusia Monchengladbach që sonte luan me Interin e vendit të fundit që ka vetëm dy pikë. /IndeksOnline/