Real Madridit i ka humbur rruga në oborr, barazon me Villarrealin

Skuadra e Real Madrid ka dështuar të fitoj kundër Villarrealit.
Pas humbjes 4:1 nga Valencia, Real Madrid sot ka barazuar me rezultat 1:1 me “Nëndetësen e Verdhë”, transmeton Indeksonline.
Të parët që kaluan në epërsi ishin ekipi i Real Madrid. Në minutë e 2-të, Mariano arriti të shënoj për “Los Blancos”.
Villarreal barazoj rezultatin në minutën e 76-të. Gerard Moreno u tregua I saktë nga pika e bardhë./Indeksonline/