75 Mall Live Search
10:13 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Real Madridit, i kushton 15 milionë euro titulli i La Ligas

Skuadra e Real Madridit mbrëmë arriti ta fitonte matematikisht titullin e La Ligas.

Ky është titulli i parë i Eden Hazardit me fanellën e klubit nga Madridi, transmeton Indeksonline.

Pasi arriti ta fitonte titullin, Real Madridi duhet t’ia paguajë Chelseas edhe 15 milionë euro për shkak të Hazardit.

Në marrëveshjen e transferimit të belgut një nga bonuset ishte se në rast se Hazardi e fiton titullin e La Ligas me Real Madridin, atëherë “Los Blancos”-i i detyroheshin klubit londinez edhe 15 milionë euro./Indeksonline/