75 Mall Live Search
17:04 / E Enjte, 29 Prill 2021 / Blerim

Real Madridit i rikthehet mbrojtësi Sergio Ramos

Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos u pa sot në stërvitje me klubin e Realit.

Ramos, është rikthyer në stërvitje, ku do të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë ndaj Chelseas në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan IndeksOnline

Ai ka lënë prapa shqetësimet dhe të enjten është stërvitur bashkë me skuadrën, duke dhënë sinjale se do të jetë gati për sfidën e së mërkurës.