19:40 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Real Sociedadi refuzon milionat e Tottenhamit për këtë futbollist

Skuadra spanjolle, Real Sociedadi ka refuzuar ofertën prej 25 milionë eurosh, për sulmuesin brazilian Willian Jose.

Sipas raportimit nga mediat spanjolle, Tottenham po e dëshiron me ngulm një sulmues të ri, andaj Jose është parë si opsion i duhur.

Mirëpo klubi spanjoll dëshiron të paktën 50 milionë euro për futbollistin. 28 vjeçari ka kontratë me Real Sociedadin deri në vitin 2024, dhe ka bërë 22 paraqitje në të gjitha garat.

Ka shënuar po ashtu tetë gola kurse sezonin e kaluar kishte shënuar 11 gola në 34 ndeshje./Indeksonline/.