75 Mall Live Search
22:57 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / OSH

Reali 3 pikë ndaj Vallecanos, +10 ndaj Barcelonës

Real Madridi ka arritur të triumfojë përballë Rayo Vallecanos në “Santiago Bernabeu” në kuadër të javës së 12 në La Liga.

“Galaktikët” zhbllokuan rezultatin që në minutën e 14 me Toni Kroos fale një aksioni spektakolar.

Teksa pjesa e parë po shkonte drejt përfundimit, Karim Benzema shënon edhe golin e dytë për vendasit pas një super asisti të David Alaba.

Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e dyfishtë për ekipin e Ancelottit, ndërsa e dyta do të niste sërish më mire për Realin, por nuk ia del ta mbyllë ndeshjen.

Në minutën e 69 për Vallecanon futet në lojë, Radamel Falcao dhe në të 77 vjen goli pikërisht nga “El Tigre” i cili rihap takimin.

Minutat e fundit do të flisnin më shumë për mitqë, por fati dhe Courtois do t’i thonin jo golit të barazimit.

Një fitore shumë e rëndësishme që dërgon Realin të vetëm në krye momentalisht, ndërsa Vallecano renditat e 6 me 20 pikë.

Kujtojmë që për Rayo Vallecanon luajti 90 minuta mbrojtësi shqiptar Ivan Balliu i cili bëri një paraqitje të mirë.

Shikoni  KËTU përmbledhjen e ndeshjes.