75 Mall Live Search
09:19 / E Diele, 15 Qershor 2025 / Gj. Sh

Reali arrin në Miami, Rodrygo publikon pamje nga një dasëm (VIDEO)

Në orët e para të së dieles, skuadra e Real Madridit ka ateruar në Miami, ku do të marr pjesë në Kupën e Botës për Klube.

Me tu akomoduar në hotel, futbollisti i madrileneve, Rodrygo ka publikuar një video tejet interesante, shkruan IndeksOnline.

Braziliani nga dhoma e hotelit xhiroi një dasëm e cila po ndodhte në ato momente, buzë detit në qytetin e Miamit.

”Sapo arriti në Miami dhe po shikoj një dasëm nga hoteli”, degjohet të thotë Rodrygo.

Real Madrid ndeshjen e parë në Kupën e Botës e zhvillon ditën e mërkurë, kundër skuadrës arabe, Al Hilal./IndeksOnline/