75 Mall Live Search
10:05 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Reali bën gati dy lojtarë dhe 130 milionë për Neymar

Real Madrid po përgatitet për tu hedhur në sulm për të transferuar Neymarin nga PSG.

Drejtuesit parisien i kanë vendosur një çmim të lartë, 300 milionë euro që është i pa përballueshëm nga secila skuadër.

Por Real Madrid mund të bëjë më të thjeshtë transferimin e Brazilianit në “Santiago Bernabeu”, shkruan Indeksonline.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Florentino Perez po përgatit një ofertë prej 130 milionë euro dhe dyshen Bale – James për të siguruar shërbimet e Neymar.

Edhe pse ka bërë shpenzime të mëdha gjatë verës, Reali do të tentoj të bëjë edhe transferimin më të madh të verës. /IndeksOnline/