Reali blen “mall turk”, ia merr Barcelonës nga duart Arda Gulerin

Arda Guler do të vazhdojë karrierën te Real Madridi.
Supertalenti turk ka arritur mbrëmë marrëveshje me gjigantin evropian.
Vetëm 20 milionë euro do ti kushtojë galaktikëve blerja e talentit të Fenerbahces.
Guler do të nënshkruaj kontratë 6 vjeçare, ndërsa 20% e shitjes së tij në të ardhmen do t’i takoj Fenerit.
Barcelona ishte pranë turkut, por që lojtari në fund zgjodhi Real Madridin./Indeksonline/