75 Mall Live Search
18:07 / E Enjte, 11 Janar 2024 / Gj. Sh

Reali dëshiron Haalandin nëse dështon pista Mbappe

Real Madrid është ende në pritje të Kylian Mbappes.

Por nëse dështon transferimi i francezit, mbretërit synojnë transferimin e Erling Haaland nga Manchester City, shkruan IndeksOnline.

Gazeta spanjolle ”Diario AS” raporton se Haaland mund të nënshkruajë me Realin një klauzolë speciale lirimi prej 100 milionë euro që po futet në kontratën e tij për klubet jashtë Anglisë.

Los Blancos janë të shqetësuar se Kylian Mbappe nuk do të largohet nga PSG për t’iu bashkuar atyre, dhe po fillojnë ta kthejnë vëmendjen diku tjetër./IndeksOnline/