75 Mall Live Search
23:27 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Reali dhe Barca më në fund janë të barabartë

Barca ka mposhtur Real Madridin me rezultat 0-3 në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Spanjës.

Kjo ishte fitorja e 95-të e katalonasve në El Clasico aq sa ka edhe Reali, shkruan Indeksonline.

Dy skuadrat tashmë janë të barabarta sa u përket fitoreve në ndeshje zyrtare, ku kanë edhe 51 baraziome.

240 ndeshje zyrtare të zhvilluara, 117 në La liga, 36 në Copa del Rey, 6 ën Copa de La Liga, 14 në Superkupën e Spanjës dhe tetë në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid ka triumfuar në 72 ndeshje të La Ligas, 12 Copa del Rey, 0 në Copa de La Liga, 8 në Superkupën e Spanjës dhe 3 herë në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër Barcelona ka fituar 71 ndeshje të La Ligas, 15 Copa del Rey, 2 në Copa de La Liga, 4 në Superkupën e Spanjës dhe 2 herë në Ligën e Kampionëve.

Një fitore në La Liga në fundjavë mund ta bëjë njërën nga skuadrat me një fitore më shumë. /IndeksOnline/