75 Mall Live Search
12:31 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Reali dhe Liverpooli me kundërshtarë të rrezikshëm, Bayerni kërkon “hakmarrjen” ndaj Chelseas

Sot në Nyon është hedhur shorti i fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Ky short ka nxjerr tetë sfida shumë interesante, ku katër prej tyre janë duele “gjigantësh”.

Real Madridi, do të përballet me kampionin e Premierligës, Manchester Cityn që në ndeshjen e parë të eliminimit direkt.

Kampioni në fuqi, Liverpooli do të luajë me Atletico Madridin, derisa Borusia Dortmund luan me PSG-në.

Bayerni do të kërkojë hakmarrjen ndaj Chelseas për finalen e vitit 2013. /IndeksOnline/