Reali do të apelojë vendimin për suspendimin e Lunin
Mbrëmë “El Clasico” përfundoi me përleshje.
Kjo pasi që në fund lojtarët e të dyja skuadrave u përplasën mes vete, e cila u nis fillimisht me Viniciusin dhe Carvajalin të cilët u përplasën me Lamine Yamal
Kjo çoi edhe lojtarët nga stoli të ballafaqohen, me portierin e dytë Andriy Lunin një nga ata
Gjyqtari Soto Grado, më pas suspendoi ukrainasin me karton të kuq gjë që frustroi Real Madridin.
Burime të përafërta me klubin madrilen, konstatuan se klubi do të apelojë vendimin për portierin ukrainas, ku të cilët besojnë se Lunin doli vetëm të mbronte brazilianin e jo për t’u kacafytur me ta.
Kujtojmë se “El Clasico”, përfundoi mbrëmë me fitoren e Real Madridit 2-1 në “Santiago Bernabeu”./IndeksOnline/

