Reali drejt trofeut të radhës në Ligën e Kampionëve, Liverpuli mbetet me ‘gishta në gojë’ këtë sezon

Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
”Mbretërit” eliminuan Liverpulin me rezultat të përgjithshëm 6-3, nga të dyja ndeshjet, shkruan IndeksOnline.
Në ndeshjen e sotme në ”Santiago Bernabeu”, Reali fitoi me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Karim Benzema në minutën e 79-të.
Reali tani synon trofeun e 15-të në Ligën e Kampionëve, ndërsa skuadra e Liverpulit ka humbur shpresat për fitimin e ndonjë trofeu të mundshëm këtë sezon, dhe objektivi i vetëm është të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm./IndeksOnline/