75 Mall Live Search
14:55 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Reali e arrinë fitoren në ndeshjen kundër Levantes

Pjesa e parë ishte e Realit, kjo pasi që gjiganti spanjoll arriti t’i shënoj tri gola.

Dy gola i shënoi Benzema kurse të tretin e shënoi Casemiro, dhe gjithë pjesën e parë e dominoi Real Madridi.

E njëjta gjë pritej të ndodhte edhe në pjesën e dyte por skuadra e Levantes na befasoi, shkruan Indeksonline.

Ata në minutën e 49’ shënuan gol përmes futbollistit Mayroal, kurse prap në minutën e 75’ arriti të shënoj për Levanten edhe Melero.

Përveq këtyre dy golave Levantes nuk i mungoi presioni dhe rastet kundër skuadrës së Real Madridit mirëpo nuk arritën të shënojnë edhe një gol tjetër për ta barazuar rezultatin.

Në minutën e 56’ në këtë ndeshje për Levanten u inkuadrua në lojë edhe lojtari kosovar, Enis Bardhi./Indeksonline/.