75 Mall Live Search
11:14 / E Hënë, 19 Qershor 2023 / B O

Reali e kthen në skuadër veteranin e La Ligës, luajti edhe në Premierligë

Real Madridi zyrtarizoi sot nënshkrimin e Joselu Mato për sezonin e ri.

Joselu do të prezantohet nesër në “Santiago Bernabeu” dhe do të jetë zëvëndësues i Mariano Diaz që do të largohet pas një jave nga Madridi.

Spanjolli i lindur në Gjermani braktisti Espanyolin pasi skuadra katalonase ra nga liga.

Joselu ishte futbollist i akademisë së Realit, ndërsa kthehet si 33 vjeçar në fanelën e bardhë.

Joselu shënoi 17 gola në sezonin që lamë pas dhe ishte njëri nga sulmuesit më të mirë në ligë.

Joselu karrierë kishte zhvilluar edhe në Premierligën Anglisë si sulmues te Stoke City dhe Newcastle United./Indeksonline/