75 Mall Live Search
23:32 / E Martë, 30 Dhjetor 2025 / L A

Reali e mbyll vitin në krye të listës së UEFA-së

Real Madridi do ta përfundojë vitin 2025 duke kryesuar renditjen e koeficientëve të UEFA-së.

Renditja e koeficientit të klubeve bazohet në rezultatet në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës gjatë pesë sezoneve të fundit. Gjatë kësaj periudhe, Real Madrid fitoi Kupën e katërmbëdhjetë dhe të pesëmbëdhjetë të Evropës.

Pas Realit, është Bayern Munichu ajo e cila është në vend të dytë, Interi në vend të tretë, Manchester City e katërta dhe Liverpooli e pesta.

Ndërsa kampioni në fuqi i Evropës, PSG është në vend të gjashtë./IndeksOnline/