75 Mall Live Search
18:11 / E Shtunë, 07 Janar 2023 / C E

Reali e nis mbrapsht vitin 2023, pëson humbje nga Villarreali

Real Madridi e ka filluar me humbje vitin 2023 në La Liga.

Mbretërit janë mposhtur me rezultat 2-1 nga Villarreali në ndeshjen e javës së 16-të të kampionatit spanjoll.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 47-të me një gol të Pinos, shkruan Indeksonline.

Benzema barazoi rezultatin në minutën e 60-të me një gol nga pika e bardhë.

Por Villarreali u rikthye shpejtë në lojë në minutën e 63-të duke rikthyer rezultatin. Golin e dytë e shënoi Moreno nga pika e bardhë.

Me këtë humbje, Reali mbetet në vendin e dytë me 38 pikë aq sa ka Barcelona në vendin e parë dhe me një ndeshje më pak. /IndeksOnline/