75 Mall Live Search
22:52 / E Martë, 06 Shtator 2022 / Gj. Sh

Reali e nis me fitore mbrojtjen e titullit në Champions Leagu (VIDEO)

Real Madrid e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve.

Mbretërit mposhtën në udhëtim Celticun me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Serinë e golave e hapi Vinicius Junior në minutën e 56-të.

Vetëm katër minuta më vonë, Luca Modric shënoi edhe golin e dytë për real Madridin.

Golin e tretë e shënoi belgu Eden hazard në minutën e 77-të.

Real Madrid bën pjesë në Grupin F dhe pas ndeshjes së sotme ndajn vendin e parë në tabel me Shakhtar Donetskin e cila mposhti me rezultat 4-1 skuadrën e Leipzigut./IndeksOnline/