15:37 / E Martë, 18 Qershor 2024 / L K

Reali e nis ndaj Muriqit, Barca ndaj “macës së zezë” të saj, Atletico drejt e në derbi

Pas Premier League, ditën e sotme është hedhur shorti edhe për sezonin e ri në La Liga. Kampionati spanjoll do të ngrejë siparin e sezonit të ri më 16 gusht, ndërsa do të përfundojë më 25 maj.

Ekipet kanë mësuar kështu kundërshtarët e tyre në javën e parë të kampionatit spanjoll.

Ekipet ‘big” që do të luftojnë për titullin kampion do ta nisin rrugëtimin e tyre nëtransfetë. Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid do të luajnë në transfertë, përkatësisht madrilenët ndaj Mallorcas së Vedat Muriqit, ndërsa katalanasit luajnë kundër Valencias. Ndërkohë Atletico sfidohet me Villarrealin.

“El Clasico” i parë i sezonit do të jetë më 27 tetor në “Santiago Bernabeu” dhe derbi i parë Atletico-Real Madrid më 29 shtator në “Wanda Metropolitano”.