75 Mall Live Search
14:02 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Reali e përfundon sezonin me humbje

Real Madrid ka përfunduar zyrtarisht sezonin 2018/19.

Skuadra e drejtuar nga Zidane në ndeshjen e fundit të La Ligas është mposhtur nga Betis me rezultat 0-2 para tifozëve të tyre, shkruan Indeksonline.

Golat për skuadrën mysafire i shënuan Loren në minutën e 61-të dhe Jese në minutën e 75-të.

Real Madrid e përfundon një sezon të dështuar në vendin e tretë me 68 pikë. /IndeksOnline/