12:35 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Reali e shiti 8 milionë, Sevilla pranë blerjes për shumë tejet më të madhe

Mariano Diaz është pranë transferimit te Sevilla. Ish sulmuesi i Realit u shit vitin e kaluar për 8 milionë euro te Lion.

Forma e lartë e treguar në Francë ka shtyer Sevillës që të bëj përpjekje të mëdha në ditët e fundit të afatit kalimtar për të siguruar shërbimet e tij.

Sevilla ka ofruar 25 milionë euro, por që Lion nuk po e pranon këtë shifër. Raportohet se 40 milionë euro është çmimi i pranuar nga skuadra franceze, të cilën Sevilla mund të paguaj në ditët e ardhshme.

Lion i ka vënë klauzolën 90 milionëshe sulmuesit Diaz, shumë të cilën zor se është e gatshme ta paguaj ndonjë skuadër./Indeksonline/