Reali e ”shkel” Elchen, ngushton diferencën me Barcelonën

Real Madridi ka shënuar fitore të thellë ndaj Elches.
Mbretërit fituan në shtëpi me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline.
Marco Asensio hapi serinë e golave qysh në minutën e tetë të ndeshjes.
Reali shënoi edhe dy gola të tjerë brenda pjesës së parë, ku Karim Benzema ishte realizator i dy penalltive në minutat 31′ dhe 45+1′.
Golin e fundit në ndeshje e shënoi Luka Modric në minutën e 80-të.
Me këtë fitore, Reali mbetet në vendin e dytë me 48 pikë, duke ngushtuar diferencën me Barcelonën në tetë pikë.
Në anën tjetër skuadra e Elches renditet e fundit me vetëm 9 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/