13:52 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / Gj. Sh

Reali e zyrtarizon largimin e Asensios

Marco Asensio edhe zyrtarisht do të largohet nga Real Madridi.

Lajmin për largimin e spanjollit e ka konfirmuar vetë klubi mbretëror përmes një njoftimi në faqen zyrtare, shkruan IndeksOnline.

“Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Marco Asensio, një lojtar që ka mbrojtur simbolin tonë dhe ngjyrat tona për shtatë sezone.”, thuhet në njoftimin e klubit.

27-vjeçari do të largohet nga Real Madridi pas shtatë sezoneve, ku ka fituar 17 trofe, 3 Kupa Evropiane, 4 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa UEFA, 3 tituj të La Ligës, 1 Copa del Rey dhe 3 Superkupa Spanjolle.

Klubi mbretëror i ka uruar fat Asensios në vazhdimin e karrierës.

“Si madridista nuk do ta harrojmë kurrë karrierën e tij dhe sjelljen e tij të jashtëzakonshme gjatë gjithë kësaj kohe. Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe ne i urojmë atij dhe gjithë familjes së tij fat në këtë kapitull të ri në karrierën e tij.”, thuhet në deklaratën lamtumirëse të Real Madridit./IndeksOnline/