Reali e zyrtarizon transferimin e Guler, tregon datën e prezantimit

Arda Guler edhe zyrtarisht është futbollisti i ri i Real Madridit.
Talenti turk i është bashkuar “mbretërve” nga Fenerbahche, për një shifër prej 20 milionë euro shkruan IndeksOnline.
Guler ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2029.
Real Madrid ka njoftuar se ceremonia e prezantimit të Arda Guler do të mbahet të premten më 7 korrik, nga ora 12:00./IndeksOnline/