75 Mall Live Search
11:22 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / C E

Reali ende i etur për Mbappe, PSG kërkon rinovimin

Real Madrid është shumë optimist se do të nënshkruaj me Kylian Mbappe gjatë kësaj vere.

Goal shkruan se ylli francez mund të kaloj në Madrid, por kjo do të varët edhe nga ecuria e PSG-së në Ligën e Kampionëve, shkruan Indeksonline.

Diskutimet në lidhje me kushtet e reja për 22-vjeçarin në Parc des Princes ende vazhdojnë, me PSG të etur për të rënë dakord për një kontratë të re me një aset të çmuar i cili do të jetë një lojtar i lirë në verën e vitit 2022.

Ende nuk është arritur asnjë kompromis, i cili po mban hapur derën e daljes dhe Madridi do të vazhdojë të monitorojë nga afër ngjarjet në kryeqytetin francez derisa të merren vendimet përfundimtare. /IndeksOnline/