Reali është ‘baba’ në La Liga, po i shikon të gjithë nga lartë

Real Madrid ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Granada.
Mbretërit kanë fituar me rezultat 1-4 në ndeshjen e javës së 14-të të La Ligas.
Golat për Realin i shënuan Asensio (19’), Nacho (25’), Vinicius Junior (56’) dhe Mendy (76’).
Ndërsa për Granadën realizoi Suarez në minutën e 34-të.
Granada e përfundoi ndeshjen me 10 lojtar pasi që Monchu u ndëshkua me të kuq në minutën e 67-të.
Reali mbetet në krye të tabelës me 30 pikë, dy më shumë se Sevilla. /IndeksOnline/