Reali është bërë si kali, po i “hyp” kush po do
CSKA Moska ka mposhtur Real Madridin në “Santiago Bernabeu” me rezultat 0-3 në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ky është triumfi i dytë i CSKA në këtë grup kundër kampionëve në fuqi.
Rusët kaluan të parët në epërsi me golin e Chalov në minutën e 37-të të takimit, shkruan Indeksonline.
CSKA Moscow suprises Real Madrid at Santiago Bernabeu.
— Hall of Playmakes (@hallofplaymakes) December 12, 2018
Chalov scores the goal for CSKA.#football #soccer #futbol #rmacska #realmadrid #ucl #championsleague #madrid #bernabeu #goal #chalov #footballculture #highlights pic.twitter.com/vVe2HAZm6C
Rezultatin e dyfishoi Schennikov në minutën e 43-të të ndeshjes.
Georgi Schennikov Goal Real Madrid Vs CSKA Moskow 0 – 2 pic.twitter.com/ZEuYGf0K3A
— Sports Central (@SportsCentralT) December 12, 2018
Golin e nokautit e shënoi Sigurdsson në minutën e 73-të.
GOAL | Real Madrid 0-3 CSKA, 73′ Sigurdsson pic.twitter.com/efkpYjUdFX
— shot2 Clips (@shot2clips) December 12, 2018
Në ndeshjen tjetër, Viktoria Plzen ka mposhtur Romën me rezultat 2-1.
Real Madrid përfundon grupin në pozitën e parë me 12 pikë, e ndjekur nga Roma me 9 pikë.
Viktoria Plzen do të luaj në Europa League me shtatë pikë, e me pikë të njëjta CSKA Moska eliminohet nga garat evropiane. /IndeksOnline/