75 Mall Live Search
23:03 / E Hënë, 14 Mars 2022 / AR

Reali fiton bindshëm ndaj Majorkës së Muriqit (Video)

Real Madridi ka realizuar fitore prej 0:3 ndaj Real Majorkës në kuadër të La Ligës.

Vinicius Junior në minutën e 55-të, si dhe Karim Beznzema me dy gola në minutat 76’ dhe 82’ ia siguruan fitoren liderit spanjoll.

Kjo fitore e forcon Realin edhe më shumë në pozitën e parë me 66 pikë, dhjetë më shumë se Sevilla në vendin e dytë.

Ndërkaq, Majorka rrezikon rënien nga liga pasi ka vetëm 26 pikë në pozitën e 16-të.