75 Mall Live Search
23:54 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / C E

Reali fiton ndaj Bilbaso, barazon pikët me skuadrat e kreut

Real Madrid ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së 13-të të La Ligas.

Për baskët punët u përkeqësuan kur Gracia u ndëshkua me dy të verdhë për pesë minuta dhe u përjashtua në minutën e 13-të të ndeshjes.

Golin e parë madrilenët e shënuan në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të Toni Kroos.

Athletic Bilbao barazoi rezultatin në minutën e 52-të me  golin e Capa.

Dy golat tjerë për Realin i shënoi Karim Benzema në minutën e 74-të dhe minutat shtesë të ndeshjes.

Me këtë fitore, Reali është ne vendin e tretë me 26 pikë aq sa ka edhe Real Sociedad dhe Atletico Madrid. /IndeksOnline/