Reali fiton në extra-time ndaj Celtas dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Real Madrid është çerekfinalistja e fundit e Kupës së Mbretit.
Skuadra mbretërore shënoi fitore ndaj Celta Vigos pas extra-time, me rezultat 5-2, pasi koha e rregullt përfundoi me barazim 2-2, shkruan IndeksOnline.
Reali shkoi në pushim me epërsi prej një goli, pasi Kylian Mbappe shënoi në minutën e 37-të.
Tre minuta pasi filloi pjesa e dytë, Vinicius Jr, dyfishoi rezultatin.
Edhe pse në disavantazh prej dz golave, Celta nuk u dorëzua dhe arriti ta barazonte rezultatit e ta dërgonte ndeshjen në vazhdime.
Jonathan Bamba fillimisht shënoi gol në minutën e 83-të, e pastaj fitoi penallti, ku Marcos Alonso u tregua i sakt në 90+1.
Në extra-time, Reali shënoi tre gola të tjerë duke sigururuar kualifikimin në çerekfinale.
Endrick riktheu epërsinë e galaktikëve, në minutën e 108-të.
Katër minuta më vonë, Federico Valverde vulosi fitoren, ndërsa Endrick me golin e dytë personal në 119-të, u përkujdes për rezultatin përfundimtar.
Real Madridi tashmë iu bashkua edhe skuadrave tjera çerekfinaliste si, Barcelona, Atletiko Madrid, Getafe, Valencia, Leganes, Real Sociedad dhe Osasuna./IndeksOnline/