75 Mall Live Search
23:28 / E Mërkurë, 14 Maj 2025 / Gj. Sh

Reali fiton në sekondat e fundit ndaj Mallorcas dhe shtyen festën e Barcelonës për disa orë

Real Madrid ka fituar me përmbysje ndaj Mallorcas dhe ka shtyer festën e titullit kampion të Barcelonës së paku për 24 orë.

”Los Blancos” shënuan fitore në “Santiago Bernabeu”, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Martin Valjent i dha epërsin skuadrës mysafire, në minutën e 53-të.

Golin e barazimit e shënoi Kylian Mbappe, në minutën e 68-të.

Kur të gjithë prisnin fundin e ndeshjes, në skenë doli Jacobo Ramon, i cili shënoi golin e fitores.

Me këtë fitore, Reali, renditet në vendin e dytë me 78-pikë, katër më pak se Barcelona, që nesër mbrëma luan derbin lokal ndaj Espanyolit.

Në anën tjetër, Mallorca, renditet në vendin e nëntë, me 47 pikë, e cila po lufton për një vend që e dërgon në Conference League./IndeksOnline/