75 Mall Live Search
22:51 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / C E

Reali “fyt për fyt” me Atleticon për vendin e parë

Reali ka marrë tri pikë të arta në udhëtim te Eibar.

Mbretërit kanë fituar me rezultat 1-3 në ndeshjen e javës së 14-të të La Ligës.

Reali kaloi në epërsi që në minutën e gjashtë të ndeshjes me golin e shënuar nga Karim Benzema.

Rezultatin e dyfishoi Luka Modric në minutën e 13-të.

Golin e vetëm për Eibarin e shënoi Kike në minutën e 28-të me një gjuajtje të bukur nga distanca.

Reali shënoi golin e tretë në minutat shtesë me anë të Lucas.

Me këtë fitore, Reali është në vendin e dytë me 29 pikë aq sa ka edhe Atletico që kryeson renditjen. /IndeksOnline/