75 Mall Live Search
22:58 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Reali gabon përsëri, Bilbao fiton pas 9 viteve, Barcelona feston

Real Madrid ka bërë një tjetër gabim në La Liga.

Kampioni në fuqi ka pësuar humbje si mysafire e Atletiko Bilbaos, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Alex Berenguer i dha epërsinë Bilbaos, në minutën e 53-të.

”Mbretërit” barazuan rezultatin në 1-1, me golin e Jude Bellingham, në minutën e 78-të.

Por gëzimi i tyre zgjati vetëm dy minuta, pasi Gorka Guruzeta riktheu epërsinë e Bilbaos.

Reali ka humbur mundësinë për tu afruar me liderin Barcelonën në tabelë, pasi renditet në vendin e dytë me 33 pikë, katër më pak se katalanasit.

Në anën tjetër, Atletiko Bilbao shkon në kuotën e 29 pikëve dhe renditet në vendin e katërt./IndeksOnline/