75 Mall Live Search
11:07 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / L A

Reali gati t’ia marrë nga duart PSG-së, talentin argjentinas

Real Madridi po kërkon të rimarrë kontrollin mbi të ardhmen e lojtarit yll të River Plate, Franco Mastantuono.

Interesimi i fundit nga PSG-ja, po e bën “Los Blancos” që të përshpejtojë përpjekjet e tyre për të siguruar argjentinasin.

Asnjë marrëveshje nuk është finalizuar me PSG-në dhe ylli argjentinas është i etur për një transferim në kryeqytetin spanjoll.

Mastantuono, cilësohet si e ardhmja e futbollit argjentinas, ku me paraqitjet e tij me River Plate ka bërë të gjithë botën të hedhin sytë nga ai.

Që nga debutimi me skuadrën e parë ka bërë 61 paraqitje, duke shënuar 10 gola dhe 7 asistime për gjigantin argjentinas./IndeksOnline/