75 Mall Live Search
21:00 / E Hënë, 11 Maj 2020 / indeksADMonline

Reali i gatshëm të japë dy lojtarë për Jadon Sanchon

Real Madridi kërkon me çdokush transferimin e Jadon Sanchos nga Borussia Dortmundi.

“Los Blancos” e ka ndjekur nga pranë lojën e anësorit britanik dhe po tentojnë që të transferojë gjatë merkatos së verës.

Por, skuadra spanjolle e di se do të jetë mjaftë e vështirë të transferojnë Sanchon, pasi në garë për të janë klube si, Chelsea, Manchester United dhe Liverpooli.

“Diario Sport” raporton se madrilenët janë të gatshëm që të ofrojnë Achraf Hakimin që aktualisht është në huazim te Dortmundi dhe Brahim Diazin, për t’i marrë shërbimet e Jadon Sacnhos.

Përveç dy lojtarëve, Real Madridi është gati t’i ofrojë edhe 60 milionë euro Dortmundit për ta bindur 20-vjeçarin.