Reali i “hakmerret” Benficës, goli i Viniciusit vendos ndeshjen
Real Madridi ka arritur t’i hakmerret Benficës në Ligën e Kampionëve.
Ata dolën fitimtar në “Da Luz”, me rezultat minimal pas supergolit të Vinicius Jr në minutën e 50-të.
Për një moment ndeshja u ndërpre pas festimit të Viniciusit, ku u dyshua për fyerje raciste ndaj tij nga futbollisti, Gianluca Prestianni.
Ndeshja e kthimit zhvillohet në “Bernabeu”, të mërkurën e ardhshme./IndeksOnline/

