75 Mall Live Search
12:27 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Reali i shpëton coronavirusit, por me këtë lajm zor se do t’i shpëtojë Manchester Cityt!

Real Madridi nuk do të mund të llogarisë në portierin Cortouis dhe mbrojtësin Marcelo për dy ndeshjet e radhës. Që të dytë yje të skuadrës janë lënduar në ndeshjen e fundit ndaj Real Betisit.

Portieri belg ka lezion muskulor dhe nuk do të luaj së paku për 2 javë, ndërsa Marcelo ka probleme me bicepsin e majtë të femurit dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme.

Që të dytë yje të skuadrës do të mungojnë në ndeshjet ndaj Eibarit dhe Manchester Cityt.

Lëndimi i Cortouisit pritet të jetë mungesë e madhe për Zidanen, duke llogaritur formën e lartë të belgut. Vendin e tij pritet ta zërë Areola.

Në vend të Marcelosit, sigurisht që Zizu do të aktivizojë francezin Mendy./Indeksonline/