Reali ia këndon Barcelonës këngën “Po t’shoh përmas”
Reali tashmë është shkëputur me dy pikë larg Barcelonës në tabelën e La Ligas.
Mbretërit kanë mposhtur Espanyolin me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 32-të, shkruan Indeksonline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Casemiro në minutën e fundit të pjesës së parë.
Ai shënoi pas një asistimi shumë të bukur nga Karim Benzema.
Me këtë fitore, Reali është në vendin e parë me 71 pikë, dy pikë më shumë se Barca. /IndeksOnline/