14:02 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Reali ia ofroi Balen, Interi e refuzon

Bale do të largohet nga Real Madrid pasi që Zinedine Zidane nuk e ka më në plane.

Sulmuesi uellsian është duke kërkuar një skuadër të re dhe shumë destinacione po përmenden.

Një shkëmbim me Neymar ka qenë një alternativë por që nuk ua ka mbushur mendjen drejtuesve të PSG-së, shkruan Indeksonline.

Një tjetër destinacion është edhe Kina, ku Jiangsu Suning dhe Guoan janë të gatshëm ta bëjnë Balen futbollistin më të paguar në Botë.

Por Reali më parë ua ka ofruar sulmuesin edhe skuadrave tjera si Manchester United, Bayern Munchen, Inter dhe Tottenham por që të gjitha e kanë refuzuar. /IndeksOnline/